22.8 C
Prizren
E hënë, 5 Qershor, 2023

Kurti i drejtohet me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka dërguar sot Gjykatës Kushtetuese një parashtresë përmes të cilës ka theksuar shqetësimet e siç theksohet “Qeverisë në lidhje me procedurat që po zhvillohen pranë kësaj gjykate pas kërkesës së dorëzuar nga disa deputetë të Kuvendit të Kosovës”, njofton Klan Kosova.

Në një njoftim për media të zyrës së Kurtit bëhet e ditur se ai ka theksuar rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës edhe nga ana e Gjykatës Kushtetuese gjatë zhvillimit të procedurave. Ai i ka kërkuar Gjykatës që të respektojë afatet ligjore të përcaktuara me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese i cili i njeh Qeverisë një afat prej 45 ditësh për t’u përgjigjur në kërkesën e dorëzuar, dhe jo një afat 4 ditor sikurse e kishte theksuar Gjykata në njoftimin e saj.

“Po ashtu, ai theksoi shqetësimin se për dallim nga rasti konkret, ku po procedohet me kërkesën e deputetëve të Kuvendit, ndonëse të njëjtit nuk e kanë qartësuar dhe saktësuar kërkesën e tyre, në praktikën e Gjykatës Kushtetuese ka disa raste të cilat janë refuzuar në procedurë të shkurtër sipas Rregullit 35.5 të Rregullores së Punës së Gjykatës”.

Kryeministri në detyrë ritheksoi faktin se Qeveria me tërë kapacitetin e saj është e përkushtuar në luftën kundër infeksionit COVID-19 dhe pret që Gjykata, ngjashëm sikurse institucionet ekuivalente me të në shtetet perëndimore, të tregojë kujdes të veçantë ndaj jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Dokumentin e plotë e gjeni në web faqen zyrtare të Zyrë së Kryeministrit: www.kryeministri-ks.net

Më Shumë

Kurti në Dragash: Dhuna brutale erdhi nga ekstremistët e dirigjuar nga Beogradi

Kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit në komunën e Dragashit, duke lavdëruar bashkëjetesën etnike atje, është pyetur nga gazetarët edhe për akuzat që erdhën nga...

Zyrtare: Rafael Leao rinovon me Milan-in, detajet

Tashmë është zyrtare, Rafael Leao ka rinovuar kontratën me Milan-in deri në vitin 2028, siç njofton klubi kuqezi në një deklaratë të publikuar në...

Lajmet e Fundit