17.8 C
Prizren
E enjte, 24 Prill, 2025

Nëndegët e LDK-së kërkojnë nga Mustafa, marrëveshje për kandidatin për kryetar të Prizrenit

LDK-logo5-23Mbi 20 nëndegë të LDK-së në Prizren, kërkojnë nga lideri i tyre, Isa Mustafa, që të përzgjidhet me marrëveshje kandidati për kryetar të Prizrenit. Ata propozojnë që të mbahet një Kuvend, i cili do të nxjerrë një kandidat të pakontestueshëm nga askush. “Kërkojmë edhe nga Kryesia e LDK-së në Prizren, që emërimi i kandidatit për kryetar të Prizrenit, të dalë me marrëveshje gjithëpërfshirëse duke dëgjuar edhe zëri i të gjitha nëndegëve”, thuhet në kërkesën e nëndegëve të LDK-së në Prizren, dërguar liderit të tyre Isa Mustafa.

Kryesia e LDK-së në Prishtinë, dje ka emëruar një numër të kandidatëve për kryetarë të komunave të Kosovës. Edhe pse LDK-ja në Prizren, ka dërguar dy emra për kryetar, atë të Eqrem Kryeziut dhe Hanifi Muharremit, Kryesia në Prishtinë, nuk ka bërë emërimin i asnjërit prej tyre.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Dega në Zhur, ndërkaq ka propozuar Nijazi Ademajn për kandidat për kryetar të Prizrenit. Emri i Ademajt është dërguar edhe në Kryesi të LDK-së në Prishtinë.

Dega e LDK-së në Prizren dhe ajo në Zhur, nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët në përzgjedhjen e kandidatit për kryetar të Prizrenit.

Këto dy degë të LDK-së, në mungesë të gjetjes së një kandidati të përbashkët, veç e veç, i kanë dërguar propozimet e tyre në Prishtinë për kryetar të Prizrenit.

Kryetari i LDK-së në Zhur, Shukri Vezaj ka thënë se Nijazi Ademaj është propozuar për kryetar të Prizrenit, pasi që Dega e LDK-së në Prizren, nuk ka përfillur kërkesën për të dalur me një kandidat të përbashkët. “Po është e vërtet që LDK-ja në Zhur ka dal me kandidatin e vet për kryetar të Prizrenit. Kryesia ka propozuar që Nijazi Ademaj të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme për kryetar të Prizrenit”, ka thënë Vezaj për “PrizrenPress”.

Burimet e “PrizrenPress-it”, bëjnë të ditur se arsye kryesore pse nuk është emëruar dje kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, ka qenë mospajtimet që kanë dal në mes Degës së Prizrenit, Zhurit dhë nëndegëve të tjera të LDK-së. “kandidati i pakontestueshëm do të unifikon dëget dhe nëndegët dhe kërkesat e elektoratit të LDK-së”, vlerësojnë përfaqësuesit e nëndegëve të LDK-së në Prizren. /PrizrenPress.com /

 

Më poshtë ju sjellim nënshkrimet nga nëndega e LDK-së në Prizren, dërguar krytarit të LDK-së, Isa Mustafa:

LDK-nenshkrimett1

LDK-nenshkrimet2

 

 

 

 

 

 

Më Shumë

Qendra Multifunksionale në Dragash, projekti dorëzohet në MKRS

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka bërë të ditur se ka dorëzuar sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit projektin ekzekutues...

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara – temperaturat nga 5 deri në 20 gradë Celsius

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira te shpërndara. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperatura minimale do të...

Lajmet e Fundit