10.9 C
Prizren
E diel, 20 Prill, 2025

Nënkryetari Lulëzim Kabashi, shkëmben pronën e tij private, me atë të Komunës

Lulezim KabashiiNënkryetari i Komunës së Prizrenit, Lulëzim Kabashi, ka shkëmbyer një pronë të tij private, me një pronë të paluajtshme të Komunës. Shkëmbimi i pronës së tij, është miratuar edhe nga Asambleja Komunale.

Drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor Nijazi Kryeziu është arsyetuar se shkëmbimi i pronës së paluajtshme e Komunës, me atë të nënkryetarit të Prizrenit, Lulëzim Kabashit është bërë për shkak nevojës për zgjerimin e rrugës “Kuvendi i Arbërit” dhe realizimin e Planit Rregullues Urban për lagjen “Lakuriqi”..

Çështja e shkëmbimit të pronës së nënkryetarit të parë të Ramadan Mujës, Lulëzim Kabashit, në mbledhjen e 18 shtatorit të këtij viti, fillimisht, kishte hyrë në rend të ditës në Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Edhe pse u votua me shumicë votash nga pozita, vendimi nuk është proceduar, për shkak të frikës nga ndjekja e mundshme penale për shkeljen e procedurave që i përcaktojnë ligjet në fuqi.

Kërkesa për shkëmbimin e pronës është kthyer përsëri në Asamblen Komunale me datën 27 nëntor 2014, por kësaj here, si propozim kryetarit të Komunës Ramadan Muja për realizimin e “interesit publik” për këmbim të pronave ndërmjet Komunës së Prizrenit me firmën “K Group”.

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Artan Abrashi thotë se shkëmbi i pronës nuk është bërë për interes publik, por për motive biznesore të nënkryetarit të Komunës, Lulëzim Kabashit, dhe realizimin e pazareve politike ndërmjet PDK-së dhe AAK-së.

“K Group” është kompani private e lidhur ngushtë me nënkryetarin Lulëzim Kabashi. Para ardhjes së kërkesës në Asamble, kjo firmë ka bërë ndryshime në përbërjen e saj të brendshme për t’i fshehur gjurmët e konfliktit të interesit”, thotë Abrashi.

“Neni 11, pika 2.1 e Ligjit Nr. 04/L-144 për Dhënie në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës thotë “këmbimi iniciohet vetëm nga Komuna, jo nga pronari privat, kurse në këtë rast, Komuna këmben pronë me personin privat që ka lidhje të drejtpërdrejta me një zyrtar publik të Komunës”.

“Rrjedhimisht, kemi të bëjmë me konflikt interesi, që sipas ligjit Nr. 04/L-051 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik përkufizohet si “gjendje e mospajtimit ndërmjet detyrës publike dhe interesave private të zyrtarit të lartë, kur ai ka interesa private të drejtpërdrejta ose të tërthorta, personale ose pasurore, të cilat ndikojnë, mund të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në ligjshmërinë, transparencën, objektivitetin dhe paanësinë e tij gjatë ushtrimit të funksionit publik”, thotë Abrashi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot mbahet seanca konstituive – tre skenarët që mund ta përcjellin sot Kuvendin

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancën konstituive pas më shumë se dy muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.   Seanca është caktuar...

Prizreni mbyll seminarin dyditor: Lumbardhi 101 – Si të jetojmë në botën e lumit

Me një forum reflektues dhe diskutime të hapura për të ardhmen e lumit Lumbardh, përfundoi të shtunën seminari dyditor Lumbardhi 101 në Kino Lumbardhi,...

Lajmet e Fundit