Nënkryetari Memaj vizitoi pikën kufitare në Vërmicë, informohet nga togeri Shaban Osmanollaj

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Eshref Memaj, dje ishte në vizitë te stacioni për mbikëqyrje kufitare në Vërmicë. Me këtë rast, nënkryetari u mirëprit nga komandanti i këtij stacioni, toger Shaban Osmanollaj, i cili informoi për sfidat, problemet, si dhe të arriturat e kësaj zone.

Më pas, së bashku me njësinë për mbikëqyrje kufitare të zonës “Vërmicë dhe Dragash”, si dhe i shoqëruar nga komandanti i nënstacionit në Zhur, komandanti Zyber Susuri, u vizitua Zona e Koretnikut dhe Parku Nacional, kryesisht në ato pjesë ku ka pasur dëme për shkak të djegieve të pyjeve.

Komuna po bënë përpjekje të vazhdueshme për të krijuar bashkëpunim sa më të thellë me njësinë për mbikëqyrje kufitare dhe me institucionet e tjera kompetente, me qëllim të parandalimit të zjarreve nëpër pyje dhe krijimit të sigurisë për banorët e zonës.

Më Shumë

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Lajmet e Fundit