Këshilli i kryetarëve të Meyrinit të Gjenevës ndihet në Malishevë si në Zvicër

Këshilli i kryetarëve të Komunës së Meyrin, në Gjenevë të Zvicrës, në përbërje Pierre Alain Tschudi, ish kryetari Jean-Marc Devaud dhe kryetarja në ardhje, Nathalie Leuenberger sot kanë realizuar një vizitë zyrtare në Komunën e Malishevës, ku janë pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, dhe zyrtarë të tjerë të kësaj komune.

Me delegacionin nga Myerin, janë edhe aktivistët shqiptar të shoqatës “Rrethi shqiptaro-meyrinas”, kryetari Agim Paçarizi, anëtarët e kryesisë së shoqatës, Lindita Telkiu dhe Avdyl Hamza.

Kryetari Begaj pasi i ka njoftuar mysafirët me zhvillimet në këtë komunë, ka shprehur përkushtimin për të çuar më tej bashkëpunimin me këtë komunë. Ndërsa mysafiri, Pierre Alain Tschudi, u shpreh i befasuar me ato që pa dhe u prit. Ai tha se “Kosovën e përjetuam si një nga disa kantonet e Zvicrës’.

Pas tri ditësh qëndrimi, delegacioni i Këshilli të Kryetarëve të Komunës së Meyrin, në Gjenevë të Zvicrës, në përbërje Pierre Alain Tschudi, ish kryetari Jean-Marc Devaud dhe kryetarja në ardhje, Nathalie, do të kthehet për në Zvcër.

Më Shumë

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit