8.4 C
Prizren
E mërkurë, 29 Tetor, 2025

Nëntë vjet nga vdekja e Ibrahim Rugovës

Ibrahim RugovaSot shënohet nëntë vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Ai ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ndërsa më 26 janar u varros, me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake në Prishtinë.

Në organizim të LDK-së në hotelin Emerald afër Prishtinës në orën 12.00, do të mbahet një akademi përkujtimore kushtuar Ibrahim Rugovës ku do të flasë Kryeministri dhe njëherit kryetar i LDK-së Isa Mustafa.

Në orën 11.00, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe anëtarët e Kryesisë qendrore do të bëjnë homazhe te varri i Presidentit Rugova, si dhe do të vizitojnë familjen Rugova në Velani. Homazhe do të bëjnë edhe anëtarët e Kryesisë së degës së tretë të LDK-së.

Presidenti i Kosovës dhe lideri shumëvjeçar i LDK-së Ibrahim Rugova vdiq nga një sëmundje rëndë në vitin 2006 në Prishtinë.
Burrë shtetas dhe politikanë të njohur botërorë kanë vlersuar lart figurën e Ibrahim Rugovës.

Përpjekja e madhe e Presidentit Rugova për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës ka të njejtat përmasa me fushatat e ngjashme paqësore dhe historike të Mahatma Gandidit, Nelson Mandelës dhe Martin Luther Kingut”.

Në përvjetorin e parë të vdekjes së Ibrahim Rugovës, më 21 janar 2007, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dekoroi Rugovën me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës.

Dr. Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist, ndërsa më 24 maj 1992 u zgjodh kryetar i Republikës së Kosovës.

Më Shumë

Totaj aktivizon ekipet për të parandaluar përmbytjet në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se pas reshjeve të dendura të shiut, ekipet komunale kanë ndërhyrë menjëherë në disa zona...

Vetaksident në Vërmicë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:45 në dalje të Vërmicës, ku një veturë e tipit BMW ka dalë nga rruga, duke...

Lajmet e Fundit