4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Mustafa: Për pronat tona, s’e pyesim Serbinë

Isa Mustafa14-27Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka vazhduar të komunikojë me opinionin përmes rrjetit social Facebook.

Me këtë rrugë ai ka polemizuar me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, duke marrë pretekst pretendimet serbe ndaj Trepçës.

Në këtë kontekst ai ia ka kujtuar Vuçiqit se Kosovës nuk duhet leja e askujt të hyjë në pronën e vet, ndërsa atij i duhet leje për të hyrë në Kosovë, sepse nuk është pronë e tij.

Në postimin e tij kryeministri Mustafa shkruan:

“Vuçiq, krizën e tij ekonomike në Serbi po tenton ta bartë në Kosovë. Dhe për fat të keq, në opinion po plasohet më shumë se çfarë po thotë ai, sesa si po veprojmë ne në vendin tonë dhe me pronat tona. Ai mund të thotë që të gjitha ndërmarrjet shoqërore janë të tij, për ta mashtruar qytetarin serb, por ne e dimë që të gjitha ato janë tonat dhe s’ka pse brengoset askush. Askujt nuk i nevojitet leje me hy në pronën e vet, por Vuçiqit i duhet leje me hy në çdo pjesë të Kosovës, sepse ne jemi zotët e këtij vendi, dhe nuk negociojmë për pronën e asnjë pjese të vendit tonë me askënd.

Vendimin, i cili krijoi kushte që Trepça të ballafaqohet me falimentim nga data 2 shkurt, nuk e solli Serbia, por Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovë, vendorët dhe ndërkombëtarët. Por Kuvendi i Republikës së Kosovës, me ndryshimin e ligjit për organizimin e ndërmarrjeve evitoi mundësinë e falimentimit. Qeveria dhe Kuvendi janë të ndërgjegjshme të marrin të gjitha vendimet dhe masat më të mira për këtë kombinat dhe për ardhmërinë e këtij vendi.

Ne duhet t’i zgjidhim problemet tona duke i peshuar mirë, pa kushtëzime dhe jo me politika populliste, sepse ky vend duhet të stabilizohet dhe të gjithë ne duhet të jemi të përgjegjshëm për nevojën e stabilizimit të tij, përfundon postimi i kryeministrit Mustafa”.

Më Shumë

Lajmet e Fundit