Nesër mbyllet rruga “Pal Paluca” në Prizren

Për shkak të punimeve që duhet të realizohen për sanimin e defekteve në rrjetin e kanalizimit nga KRU ‘Hidroregjioni Jugor’, nesër më 27 dhjetor 2019 rruga “Pal Paluca” (pranë kishës katolike) do të jetë përkohësisht e mbyllur për qarkullim të automjeteve gjatë intervalit kohor 09:00 – 14:00.

Gjatë kësaj periudhe luten qytetarët që të kenë mirëkuptim dhe të qarkullojnë nëpërmjet rrugëve të tjera alternative, duke shfrytëzuar rrugët “Aleksandër Flemingu” dhe “Papa Gjon Pali II”.

Pas përfundimit të punimeve, rruga do të kthehet në gjendje të mëparshme

Më Shumë

Shpërblehet Mamusha

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka njoftuar se komuna që ai udhëheq është shpërblyer nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe organizata Helvetas,...

Ra nga pema e qershisë, vdes 33-vjeçari në Suharekë

Një 33-vjeçar  ka vdekur në Suharekë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmë, pasi ra nga pema e një qershie me lartësi diku 6 metra. KLIKO...

Lajmet e Fundit