Nesër performansë publike për hapjen e Komunës së Prizrenit për qytetarë

Të premtën mbahet performansa publike “Komunë e Hapur II” organizuar nga “EC Ma Ndryshe” në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës…”, financuar nga Olof Palme International Center (OPIC), e cila përkrahet nga Qeveria e Suedisë.

Aktiviteti “Komunë e Hapur II” do të mbahet nesër me fillim në ora 11:00, në hapësirën publike rreth objektit të Komunës së Prizrenit (Shtëpia e Bardhë).

Kjo performansë është vazhdimësi e kërkesës për hapjen e komunës për qytetarë, duke patur për synim promovimin e lëvizjes së lirë në hapësira publike, më shumë hapësira gjelbëruese dhe transparencë në objektet publike.

Performansa publike ‘’Komunë e Hapur II’’ në mënyrë simbolike përsërit kërkesën për lirimin e hapësirës publike nga gardhi rrethues, që momentalisht ua pamundëson qytetarëve shfrytëzimin e kësaj hapësire. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj pret delegacion nga Washingtoni, nis programi “America250” në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në Prizren një delegacion të veçantë nga Washington D.C., të udhëhequr nga Dr. Faton Bislimi,...

Leon Morina promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e Leon Morinës në ekipin senior, duke vazhduar projektin e zhvillimit dhe promovimit të futbollistëve të dalë nga akademia...

Lajmet e Fundit