Nesër përurohen hapësirat e shërbimit spitalor në Prizren

Në Spitalin e Përgjithshëm ”Prim. Dr. Daut Mustafa” të Prizrenit, nesër do të bëhet përurimi i hapësirave të rregulluara për shërbime spitalore ditore .
Përurimi bëhet në ora ora 11.00.

Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, të udhëhequr nga hoxha dhe humanisti Halil Kastrati, ka investuar në renovimin e Spitalit të Përgjithshëm në Prizren.

Jetimat e Ballkanit me investim mbi 60 mijë euro në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit

“Pas takimeve mes përgjegjësve të shoqatës dhe drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit Prof.Dr.Afrim Avdaj u vendos që Jetimat e Ballkanit të investojnë në renovimin e një hapësire mbi 350 metra katrorë në një nga repartet e spitalit e cila pjesë do të shfrytëzohet si shërbim i veçantë, i pari në nivel të Kosovës, si Spital ditor për pacientët e regjionit të Prizrenit”, pati shkruar Kastrati.

“Përveç Spitalit ditor shoqata do të investojë edhe në një fontanë në oborrin e spitalit ku do të jetë në shfrytëzim për ujë të pijshëm për pacientë, personel dhe vizitorë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Lajmet e Fundit