Nesër vazhdon dialogu Kosovë-Serbi, me akterë të rinj

Frederica MogheriniShefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Frederica Mogherini ka ftuar formalisht në takim kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa dhe atë të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Në takim me Mogherinin, që pritet të mbahet të hënën më 9 shkurt, do jenë të pranishëm edhe dy ish kryeministrat Thaçi dhe Daçiq.
Takimi shënon vazhdimin formal të dialogut në nivelin më të lartë politik ku pas gati një vit pauze në tavolinën e negociatave do ulen dy kryeministrat dhe lehtësuesja e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Procesi do rinisë me fytyra të reja dhe kjo nga secila palë, gjithnjë si pasojë e zgjedhjeve si në shtete respektive ashtu edhe në institucionet evropiane.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Fredeica Mogherini ka ftuar formalisht kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa dhe atë të Serbisë Aleksandar Vuçiq që të takohen në Bruksel dhe vazhdojnë procesin e dialogut. Këtë proces e kishte nisur paraardhësja e Mogherinit Catherine Ashton, ndërsa bashkëbisedues i kishte atëbotë dy ish kryeministra, Hashim Thacin dhe Ivica Daçiqin.

Në takim me Mogherinin do jenë prezent edhe dy ish kryeministrat: Thaçi dhe Daçiq, të cilët e kishin nisur procesin dhe kishin arritur Marrëveshjen e prillit. Sipas Maja Kocijancic zëdhënëses së Mogherinit, shefja e Politikës së jashtme evropiane u ka dërguar ftesë vetëm kryeministrave.

“I përket liderëve nga Prishtina dhe Beogradi që më pas të vendosin përbërjen e delegacioneve nga kryeqytetet respektive”, ka deklaraur Kocijancic.

Sido që të jetë, për zyrtarët evropian prezenca e dy ish kryeministrave në këtë takim është edhe konfirmim i kontinuitetit të procesit.

Në komunikatën për shtyp të lëshuar nga kabineti i Mogherinit, thuhet se dy kryeministrat do rishikojnë progresin e arritur deri më tani në dialog dhe të vendosin si të shkohet tutje me proces të normalizimit të raporteve. Andaj edhe takimi i së hënës më shumë ka karakter njoftimi dhe informimi për të ardhmen. Zyrtarëve evropian e konsiderojnë këtë takim si diç më shumë formale se substanciale. /Telegrafi/

Më Shumë

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit