Protestat dhe migrimi: Presion për ndryshime

Protesta ne Prishtine15Iliri ka nxjerrë mllefin në protestën e 27 janarit. Ka hedhur gurë kundër policëve në sheshin “Nënë Terezë”. Ka sharë e fyer të gjitha institucionet.

Është kthyer në shtëpi me sytë e skuqur prej gazit lotsjellës dhe me rrobat e lagura prej ujit të hedhur nga autoblindat policore. Iliri nuk kishte besuar se do të rebelohej deri në këtë masë. Mendimin nuk e ndryshoi as kur iu kujtua se diplomën e fakultetin ekonomik e kishte në sirtar.

“Qysh me i ra pishman kur ke diplomë, por s’e ke një euro në xhep”, thotë Iliri në njërën prej kafeneve të qendrës së kryeqytetit, ku javën e kaluar u përlesh me forcat e rendit pas përshkallëzimit në dhunë të protestës së organizuar prej lëvizjes “Vetëvendosje”, me kërkesat për shkarkimin tashmë të ish-ministrit të Komuniteteve dhe të Kthimit, Aleksandar Jablanoviq, që i quajti “egërsira” nënat gjakovare të personave të pagjetur, dhe për ndryshimin e ligjit për ta shndërruar “Trepçën” ndërmarrje publike.

Mijëra të rinj janë përleshur të mërkurën e javës së kaluar për më shumë se gjashtë orë shesheve e rrugëve të Prishtinës me policinë. Protestuesit kanë përdorur koktej molotovi, shkopinj, kubëza betoni e kontejnerë të djegur bërlloku për të sulmuar policinë.

Kurse forcat e rendit kanë përdorur plumba gome, gaz lotsjellës, kërbaç, shkelmat e gurët kundër tyre. Në një moment janë dëgjuar edhe të shtëna të revoleve policore. Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për nxitje të dhunës në protestën e paparalajmëruar zyrtarisht në Polici.

Mendimtarin Shqiptar Oseku në Suedi e tremb “refleksi kurrizor” i pushtetit në Ballkan që kërkon të kriminalizojë demonstrimin. Ai thotë se në Bashkimin Evropian që aspiron Kosova, përditë organizohen marshime, protesta e demonstrata pa leje policore nën sloganin “Reclaim the Street”, që për të, shkurt e shqip, do të thotë “Ripushto rrugën” …/koha ditore/

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit