7.2 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Nexhmi Krasniqi: S’kam thënë asgjë, mos shpifni ndaj meje!

Drejtori i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, ka reaguar pas deklaratave të fundit për çështjen e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Astrit Dehari.

Ky i fundit ishte cituar nga mediet se kishte thënë se aktivisti i LVV-së kishte konsumuar barna dhe kishte rënë në komë. Mirëpo, zyrtari i lartë i Policisë së Kosovës në një prononcim për “Indeksonline” ka demantuar raportimet lidhur me rastin.

“Unë nuk kam dhënë deklaratë fare për këtë çështje. Absolutisht unë s’kam fol, ka qenë një shpifje. Unë nuk e di kush ka thënë se unë e kam thënë atë, kurrfarë deklarate s’kam dhënë”, ka thënë ai për “Indeksonline”.

Ndryshe, portalet kishin cituar se drejtori i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, ka treguar se Astrit Dehari kishte konsumuar barna dhe kishte rënë në komë.

“Në bazë të informatave të para që kemi marrë nga drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prizren, viktima ka përdorur disa medikamente dhe ka ra në gjendje kome. Rrugës për në emergjencë ka ndërruar jetë. Në emergjencë ka shkuar pa shenja jete,” kishte thënë ai për “Kallxo.com”

Më Shumë

Subvencionet e papranuara për energji për dhjetor e janar merren nga nesër

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se, duke filluar nga dita e nesërme, qytetarët që nuk kanë përfituar subvencionet...

Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar Gjestit 30 ditë paraburgim. Ai dyshohet për tri vepra penale. Njoftimi: Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit B.K. për...

Lajmet e Fundit