Burgu në Prizren nuk pati doktor për Astrit Deharin

Gjatë debatit të sontëm në emisionin “Jeta në Kosovë” , drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, ka sqaruar se në qendrën e paraburgimit në Prizren të shtunave dhe të dielave nuk ka mjek kujdestar dhe si rrjedhojë trajtimi i Deharit është kryer nga një teknik e më pas nga mjekët në spitalin e Prizrenit.

Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk ka pasur mjek kujdestar për ta kontrolluar Astrit Deharin në momentet e para kur ishte vërejtur se kishte probleme, të shtunën në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Kontrolli mjekësor për të ka ardhur tek kur ishin angazhuar mjekët nga Spitali i Prizrenit.

Gjatë debatit të sontëm në emisionin “Jeta në Kosovë”,drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, ka sqaruar se në qendrën e paraburgimit në Prizren të shtunave dhe të dielave nuk ka mjek kujdestar dhe si rrjedhojë trajtimi i Deharit është kryer nga një teknik e më pas nga mjekët në spitalin e Prizrenit.

Astrit Dehari vdiq pasditen e së shtunës në rrethana ende të pasqaruara në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Në këtë debat do të flasin: Sokol Zogaj e Burim Buleshkaj nga Shërbimi Korrektues i Kosovës; Shqipdon Fazliu nga Prokuroria e Shtetit; Alban Muriqi nga Qendra Kosovare për Mbrojtjen e Viktimave të Torturës; Asdren Hoxha (avokat) dhe Kreshnik Gashi nga emisioni “Drejtësia në Kosovë”.

Emisioni jeta në Kosovë transmetohet sonte nga ora 20:10 minuta

Më Shumë

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Lajmet e Fundit