11.2 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Neymar arrin marrëveshjen me Al-Hilal

Neymar zyrtarisht do të largohet tashmë nga klubi francez, Paris St. Germain për të shkuar drejt Arabisë Saudite.

Ai ka arritur një marrëveshje dy-vjeçare me Al-Hilal dhe e ka përmbyllur tashmë atë, ku gjithçka pritet janë vizitat mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, kalimi do t’i kushtojë arabëve 90 milionë euro, të cilët do t’i jepen klubit.

Më pas, kontrata e Neymar – edhe pse jo ende e konfirmuar – është prej dy vjetësh, me pagë prej 300 milionë eurosh.

Neymar u kthye në një prej shitjeve më të shtrenjta në histori, kur kalimi u bë nga Barcelona tek PSG, për një rekord prej 200 milionë paundësh.

Në moshën 31-vjeçare, Neymar nuk konsiderohet një lojtar kyç nga trajneri i ri i PSG-së, Luis Enrique dhe ka qenë i hapur për të shitur sulmuesin në mënyrë që të fokusohet në formimin e një ekipi më të ri dhe më të uritur.

Klubi saudit ofroi 258 milionë paundë për Kylian Mbappe në korrik, por ai refuzoi lëvizjen njëvjeçare.

Neymar është lojtari më i fundit i profilit të lartë që transferohet në Arabinë Saudite këtë verë pasi Jordan Henderson, Ruben Neves dhe Roberto Firmino ranë dakord të gjithë për marrëveshje.

Pagat e ofruara nga klubet në Arabinë Saudite janë shpesh shumë më të larta se ato që lojtarët mund të fitojnë në ligat evropiane.

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola tha muajin e kaluar se ai beson se gjithnjë e më shumë “lojtarë të jashtëzakonshëm” do të bëjnë lëvizjen në Arabinë Saudite.

Më Shumë

The Guardian: Muriqi nga dhimbja me Kosovën te hero i Mallorcas ndaj Real Madridit

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka marrë vëmendje të madhe nga mediumi prestigjioz “The Guardian” pas paraqitjes së tij vendimtare me RCD Mallorca kundër...

Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, pramje dramatike

Një kamion është përfshirë nga flakët në autostradën “Ibrahim Rugova”. Lexues të Klan Kosova kanë dërguar pamje drejt redaksisë, ku shihet një kamion i përfshirë...

Lajmet e Fundit