Neymar pas lëndimit të rëndë: Është një moment shumë i keq

Asi brazilian Neymar, dy ditë më parë ka pësuar lëndim të rëndë në ndeshjen Brazil-Urugai,  e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Për Neymarin tashmë sezonin është i mbyllur edhe pse nuk është specifikuar se sa do të zgjasë koha e rikuperimit.

Sulmuesi brazilian përmes rrjeteve sociale, ka thënë se po kalon një moment shumë të vështirë. Ai ka kërkuar përkrahje nga dashurit e tij. Neymar beson se do të rikthehet edhe më i fortë në fushën e blertë.

“Është një moment shumë i keq. E di që jam i fortë, por këtë herë do të kem nevojë edhe më shumë për të dashurit e mi”, ka shkruar Neymar.

“Nuk është e lehtë të pësosh një lëndim të tillë dhe t’i nënshtrohesh operacionit. Megjithatë, unë kam besim, madje shumë… Faleminderit për mesazhet e mbështetjes”, ka theksuar reprezentuesi brazilian.

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit