Nga Austria migrantët do të kthehen çdo dy javë me aeroplan

Emigrant kosovarKjo vale e migrimit po ndikon në proceset ekonomike të Kosovës dhe Austrisë. Vetëm këto javë ka pas 1800 kërkesa për azil.

Kosova është një vend i sigurt, e ardhmja është vendimtare.

Kështu shprehet Ministrja Federale e Punëve të Brendshme të Republikës së Austrisë, Johanna Mikl-Leitner, duke kërkuar që mos t’iu besojnë njerëzve që e bëjnë këtë për përfitime personale.

Gjatë një takimi që ajo ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, Leitner tha se këto biseda janë ndalesa e fundit në Ballkan dhe thotë se duhet bashkëpunim edhe me autoritetet në Hungari e Serbi.

Leitner bënë me dije se çdo 14 dit do të organizohen aeroplanë për të kthyerit. Thotë se dallon ndihma ndaj të ikurve dhe të shpërngulurve duke premtuar kontribut në shumë fusha për Kosovën.

Ministrja Leitner bëri me dije se në përgjithësi në Austri janë bërë 30 mijë kërkesa për azil, ndërsa në Hungari thotë se janë rreth 20 mijë.

Ministrja, përveq këtyre bisedave, nga kryeministri Isa Mustafa, asaj i është kërkuar mbështetje për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Mustafa, bëri me dije po ashtu se është biseduar për migrimet e fundit.

Ministrja Federale e Punëve të Brendshme të Republikës së Austrisë, Johanna Mikl-Leitne, do të takohet edhe me presidenten e vendit Atifete Jahjaga.

Më Shumë

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Sulmohet një autobus me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin Pagarushë, një autobus është sulmuar me armë zjarri. Rastin e ka...

Lajmet e Fundit