Nga i urryeri në hero: Rrugëtimi i mrekullueshëm i Xhakës në Arsenal

Kohës së Granit Xhakës në Arsenal duket se po i vjen fundi.

Mesfushori synon një rikthim në Gjermani dhe klubi i Londrës veriore është në bisedime të avancuara me Bayer Leverkusen për një marrëveshje prej rreth 15 milionë eurosh.

Nëse transferimi finalizohet, ky do të jetë fundi i rrugëtimit 7-vjeçar të Xhakës me Topçinjtë, shkruan Goal.

Jo shumë kohë më parë, shumica e tifozëve të Topçinjve do ta kishin çuar me kënaqësi Xhakën në Gjermani vetëm për ta larguar atë nga klubi.

Kjo për faktin se ai kishte sharë dhe e kishte hedhur shiritin e kapitenit në tokë pas thirrjeve të tifozëve kundër tij në lojën kundër Crystal Palacet në vitin 2019.

Pas këtij veprimi, trajneri i atëhershëm i Arsenalit, Unai Emery kishte marrë vendim që t’ia merrte shiritin e kapitenit Xhakës.

Por, me ardhjen e trajnerit Mikel Arteta te Topçinjtë, Xhaka mori besimin e tij dhe tifozët u pajtuan me të.

E tani që klubi i tij pothuajse arriti të fitojë trofeun e Premier Ligës, ai pritet të marrë një ovacion të fortë nga 60 mijë tifozë në Emirates.

Përballja me Wolves mund të jetë ndeshja e fundit e Xhakës në Arsenal, andaj dita e diel duket se do të jetë një ditë emocionale për të.

Më Shumë

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

Arsi Bako fiton Festivalin e Pranverës me këngën “Humb”

Arsi Bako është shpallur fituesja e këtij edicioni të Festivalit të Pranverës, duke triumfuar me këngën “Humb”. Pas një gare të fortë, ajo arriti...

Lajmet e Fundit