19.8 C
Prizren
E mërkurë, 23 Qershor, 2021

Nga VV’ja tregojnë a do ta votojnë ligjin që mundëson tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti

Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar qeverinë Hoti për keqmenaxhimin me pandeminë në vend si dhe për masat të cilat i ka marr së fundi dhe të cilat nuk po ndikojnë në rënien e numrit të të infektuarve në vend.

Deputetja e kësaj partie Fitore Pacolli thotë se kjo Qeveri nuk ka qenë e përgatitur për këtë situatë.“Ne tani ne një situatë tejet të rendë, dhe po e shohim çdo ditë rritjen enorme të të infektuarve dhe po e shohim që kapacitet tona spitalore dhe ato humane pra janë duke u reduktuar jashtë mase dhe veç në Prishtinë janë në mungesë 78 mjekë të cilët nuk janë zëvendësuar akoma”.

“Problemi është se kjo Qeveri nuk ka qenë e përgatitur për këtë situatë të tillë, dhe ministri nuk ka njohur bazike rreth situatës aktuale dhe krejt çka bënë është se merr vendime ku bënë mbyllje dhe hapje të pa bërë analizë të mirëfilltë, se si do ta ulë numrin e të infektuarve, dhe të gjitha masat që janë ndërmarr deri tani nuk kanë ndikuar në ulje të numrit të infeksionit, por kanë ndikuar në përhapje të infeksionit”.

Deputetja, Pacolli ka kritikuar Qeverinë edhe për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, ku është shprehur se partnerët e kolacionit nuk janë të interesuar që t’i sigurojë vota për votimin e këtij ligji.

“Ne i kemi dhënë arsyet tona për Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, dhe kjo Qeveri ka mijëra mundësi për me i ndihmuar edhe bizneseve edhe qytetarëve që kanë nevojë për ndihmën e Qeverisë mirëpo nuk është e interesime, përveç ligji për rimëkëmbje ekonomike nuk ka asgjë aty përveç idenë që qytetarët t’i marrin kursimet e tyre pensionale, që t’i shfrytëzojnë ato, por ne jemi që Qeveria t’i ndihmojë qytetarët e jo ata me pare të veta të tentojnë të dalin nga kriza. Qeveria nuk është e interesuar për ta tejkaluar këtë ligj, por të ishte e interesuar ajo do ti bënte numrat e deputetëve”.

Pacolli ka folur edhe rreth mocionit të mosbesimit të cilin kjo parti e kishte iniciuar muaj më parë për rrëzimin e Qeverisë.

Mes tjerash ajo ka thënë se nuk e kanë përkrahjen e PDK-së, pasi që sipas saj, ata janë duke diskutuar për hyrje në Qeveri, raporton EO.

“Ne tani kemi ftuar partitë, të cilat kundërshtojnë këtë qeveri që të nënshkruajnë, kemi hezitimin e PDK-së, dhe siç duket ata janë në diskutim që të hyjnë në qeveri dhe nuk ka interesim prej tyre që të nënshkruhet mocioni për rrëzimin e Qeverisë.

“…ne si VV e mbajmë të hapur dhe i ftojmë që ta nënshkruajnë mocionin që ta rrëzojmë qeverinë dhe të shkojmë në zgjedhje të reja, sepse tani jemi në një situatë ku na duhet një qeveri tjetër me legjitimitet qytetar dhe që është e gatshme ta nxjerrë vendin nga kjo krizë e thellë në vend”.

Më Shumë

Burrat e famshëm që tradhëtuan gratë e tyre

1. Ben Affleck Shpejt pasi aktori dhe Jennifer Garner konfirmuan divorcin, nisën thashethemet se Ben kishte një histori me dadon e shtëpisë, e cila më...

UEFA, cili e meriton çmimin e golit më të mirë?

UEFA ka publikuar katër gola prej të cilëve do të zgjedh më të mirin për këtë rund në Kampionatin Evropian. Patrick Shick është favorit pas...

Rinia e PDK-së përkujton Ukshin Hotin

Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) sot ka përkujtuar ditëlindjen e profesorit dhe veprimtarit, Ukshin Hoti, në Krushë të Madhe. Përmes një statusi në rrjetin social...

Nesër përurohet laboratori biokimik në QMF në Gjonaj

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, nesër do të bëjnë përurimin e...

Malishevasi rrah policin, arrestohet pas disa ditësh në arrati

Para dy ditësh është arrestuar një person në Malishevë. Në raportin 24-orësh është bërë e ditur se i dyshuari në fjalë para disa ditës kishte...

Brenda festës së ditëlindjes së Zaimina Vasjarit

Një ditë më parë, Zaimina Vasjari ka festuar ditëlindjen. E në ditën e saj të veçantë nuk kanë munguar urimet nga fansat, miqtë dhe...

Gjykimi për heqjen e “policëve të shtrirë” në Savrovë, dëshmitari tha se kishte qenë në ndikim të alkoolit kur ishte deklaruar në polici

Në gjykimin ku Hasim Berisha po akuzohet se ka kryer veprën penale “asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, në seancën e së hënës dëshmitari Bafti...

Marte Kuqi nga Prizreni pranohet në Shtëpinë e të Moshuarve, “Jetimat e Ballkanit”

Marte Kuqi nga komuna e Prizrenit është banorja e re e Shtëpinë e të Moshuarve, “Jetimat e Ballkanit”. Marteja e cila jetonte e vetëm tani...

Rinovimi i Messit, Laporta jep përditësimet e fundit: Do të doja të na thoshte ‘po’ sa më herët

Gazeta katalunase, La Vanguardia, ka publikuar në intervistë me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, në të cilën ai ka dhënë përditësimet e fundit lidhur me...

Sulmi ndaj infermierit në Dragash, reagon FSShK-ja

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, ka reaguar për sulmin ndaj infermierit në urgjencën e QKMF-së në Dragash. Sipas reagimit, infermieri është sulmuar verbalisht...

Çka do të ndodhë sot në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli, vizitojnë banesat kolektive. Më pas,...

PDK-ja kritikon qeverisjen në Prizren për mungesën e bibliotekës

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë së mërkurës në Prizren ka kritikuar qeverisjen aktuale pasi që ka dështuar projekti i bibliotekës në këtë...

Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të...

Kolona të gjata në Morinë, kosovarët ia mësyejnë bregdetit edhe këtë të dielë

Në pikën e kalimit kufitar të Morinës vijon të ketë fluks të madh udhëtarësh nga Kosova por jo vetëm, të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë...

Veteranët vendosin shkronjat UÇK në një fshat të Malishevës

Veteranët e UÇK-së në shenjë nderimi për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë, kana vendosur shkronjat UÇK në fshatin Ngucat të Malishevës. Kryetari i komunës...

Habit moderatorja: ‘E refuzova yllin e Real Madridrit”

Moderatorja Gea Braha ishte e ftuar në emision sportiv ‘Top Arena’, që i dedikohet totalisht Kampionatit Europian 2021. Braha e nisi karrierën e saj si...

Lajmet e Fundit