Ngasësi nën ndikim të alkoolit kanos policët në Prizren

Në Prizren mbrëmë është arrestuar një person, i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, ishte ndalë nga njësiti policor, por gjatë identifikimit i dyshuari i kishte kanosur zyrtarët policor, raporton PrizrenPress.

Policia raporton se i dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit, të cilit i është bërë edhe matja, dhe ka rezultuar 1.48% alkool.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është mbajtur gjashtë orë në ndalim policor e më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën ishte ndalë nga njësiti policor, por gjatë identifikimit i dyshuari i kishte kanosur zyrtarët policor. I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit të cilit i është bërë edhe matja dhe ka rezultuar 1.48% alkool. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është mbajtur 6 orë në ndalim policor e më pas është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Lajmet e Fundit