2.9 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Ngërçi politik ‘ndihmon’ shkatërrimin e Qendrës Historike të Prizrenit

Prizreni9-18Dhjetëra objekte të cilat kanë tejkaluar lejet e parapara të ndërtimit, në Zonën Historike të Prizrenit (ZHP), vazhdojnë të qëndrojnë të paprekura. Përkundër kërcënimeve për goditjen e tyre, sidomos gjatë pranverës, ndonëse po kalon edhe vjeshta, deri tani atyre “s’u ka munguar asnjë qime”, shkruan Zëri.

Zyrtarët komunalë të Prizrenit për këtë neglizhencë kanë fajësuar ngërçin politik në vend, në pritje të konstituimit të qeverisë së re, duke shtuar se Komuna është e gatshme të veprojë.

Drejtori për Urbanizëm në Prizren, Nijazi Kryeziu, ka thënë se shkaktari kryesor për mosndërhyrje ndaj ndërtimeve në Qendrën Historike është situata e krijuar në organet qendrore në Prishtinë.

Më Shumë

Haxhi Avdyli jep dorëheqje nga GUXO, kundërshton sulmet ndaj Osmanit

Deputeti Haxhi Avdyli ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat në partinë Partia Guxo, duke reaguar ndaj asaj që e cilësoi si...

Fshati që pret

Nga Shkëlzen Çoçaj Fshati që dikur këndonte, tash gjumi e ka mbuluar. Shtëpitë e zbrazura mbajnë ende kujtime, era rrëmben gjurmët e fëmijërisë. Banorët u shpërndanë larg, në qytete të...

Lajmet e Fundit