Festivali i muzikës dhe i aktivizmit NGOMFest sot bën shpalljen përfundimtare të programit muzikor për këtë edicion.Emrat që do të performojnë janë:Me datë 31 Korrik në skenën e Marashit do të performojnë: P.I.N.T (MC Kresha, Lyrical Son, Bimm Bimma, Ergen, DJ DRIT’On ) dhe Dj Drill.Me datë 1 Gusht në skenën e SH.K.A do të performojnë: Por-No, The Stomping Academy, Cute Babulja, ndërsa në skenën e Marashit do të performojnë Me t’njofshëm, Relative, Kultur Shock, Angry Youth.
Me datë 2 gusht në skenën e SH.K.A do të performojnë: Jane Janex, Via Tirana, Bicalko, dhe në skenën e Marashit do të performojnë MENdar b2b Wiggi, Uran B, Henry Saiz, Toton/Dardan.Me datë 3 Gusht në skenën e SH.K.A do të performojnë: Yrnol, Sakrayaami, Younion, Shportolozi, Dagg, Mdosse.Promo Skena këtë edicion do të jetë më ndryshe. Sivjet përveq bendeve muzikore po i japim hapësirë edhe DJ’ve të ndryshëm që të shpalosin talentin e tyre.
Promo do të shtrihet në 4 Skena: Bendet muzikore do të performojnë në skenën e SH.K.A (Kino Bahqe), ndërsa DJ e zhanreve tech-house, techno, drum&bass, dubstep, progressive dhe hip-hop do të performojnë përgjatë rrugës “Marin Barleti” (Bar Pasha,Qarshia&BarAca, Casbah).Sa i përket çmimit të biletave, për këtë edicion të festivalit ato do të jenë: Skena “SH.K.A (Kino Bahqe)” 2euro, skena “Marashi” 4euro, ndërsa bileta për tërë festivalin do të jetë 10 euro.
Për më shumë detaje rreth ecurisë së punëve dhe përmbajtjes së projektit, adhuruesit e “NGOM Fest”-it do të njoftohen në mënyrë të vazhduar.