6.3 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Ngrihet aktakuzë ndaj inspektorit të Ndërtimtarisë në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër B.K., në cilësinë e personit zyrtar si Inspektor i Ndërtimtarisë, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i akuzuari në cilësinë e personit zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar të inspektorit të ndërtimtarisë, nuk i përmbush detyrat zyrtare, dhe, me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t’i shkaktoj dëm personit tjetër, në atë mënyrë që përkundër njoftimit të fundit nr.17-354-49/6 të lëshuar me datë 20.10.2014 adresuar investitorit Xh.B., pronar i kompleksit hotelier – shtëpizave nga konstruksioni i drurit që gjenden në anën e djathtë të rrugës Prizren – Nashec, afër autostradës, i bazuar në Konkluzionin mbi lejimin e ekzekutimit të dhunshëm nr. 17-354-49-4, që ka lëshuar me datë 02.05.2014  nuk e ka bërë ekzekutimin me datë 24.10.2014 edhe pse ka qenë i detyruar.

 

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragraf 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./PrizrenPress.com/ 

Më Shumë

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Si qëndruan 4 ditë pa bukë e ujë në kulmin e shtëpisë Milazim Duraku me 7 nipat në Krushë të Madhe?

Sot u shënua një nga masakrat më të mëdha të luftës ë fundit në vend, ajo e Krushës së Madhe, ku forcat serbe vranë...

Lajmet e Fundit