2.8 C
Prizren
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Ngrihet aktakuzë ndaj një personi në Prizren për kultivim e shitje të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar të premten ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.T., që gjendet në paraburgim që nga tetori i vitit të kaluar.

S.T. akuzohet se në fshatin Gjonaj të Prizrenit ka kultivuar narkotikë dhe më pas i ka shitur ato. S.T. i është vazhduar paraburgimi.

Gjatë një bastisje më tetor të vitit 2021 i janë gjetur:

-Një (1) thes i bardhë letre dhe një (1) thes i zi najloni në peshë prej 2200 gram me kanabis sativa;

-Një (1) thes i zi najloni me peshë totale 2100 gram me trupat e bimës dhe gjethe të kanabis sativa;

-Një (1) thesi i zi najloni me trupa të bimës dhe gjethe të kanabis sativa me peshë 1900 gram;

-Substanca psikotrope të llojit marihuanë me peshë 900 gram;

-Bimë kanabisë sativa në peshë totale 3000 gram;

-Dymbëdhjetë (12) bimë kanabis sativa;

-Pesë (5) bimë kanabis sativa me gjatësi 0.80cm, 1.50 m, 1.25 m, 1.20 m dhe 1.45 m, si dhe

-Tre (3) bimë kanabis sativa me gjatësi 1.00 m, 1.20 m dhe 2.00 m.

“Me këto veprime, S.T., ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose të bimëve të kanabisit” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së”, thuhet nga Prokuroria.

Më Shumë

Collina shpjegon pse po ka shumë lojë shtesë në ndeshjet e Kupës së Botës

Kur janë luajtur katër ndeshjet e para në Kupën e Botës, deri më tani kemi pasur 64 minuta lojë shtesë në këto takime. Në fitoren...

Djali rrah prindërit në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren pasi ka shkaktuar dhunë fizike ndaj nënës dhe babait të tij. Policia njofton përmes raportit 24 orësh se viktimave...

Lajmet e Fundit