7.9 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Ngushëllimi i Haskukës për vdekjen e mjekut Nexhip Berisha

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka shprehur ngushëllime për vdekjen e mjekut, Nexhip Berisha.

Sipas tij, Prizreni ka humbur një mjekë profesionist.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë Dr. Nexhip Berisha, specialist i mjekësisë familjare, i cili i ka shërbyer me vite shëndetësisë primare në Prizren, ku edhe ishte koordinator i sektorit të shëndetësisë”, thuhet në ngushëllimin e Haskukës.

“Përveç asaj që Drejtoria e Shëndetësisë ka humbur një mjek e profesionist shembullor, edhe qyteti i Prizrenit ka humbur një qytetar me virtyte të larta njerëzore e humane.
Ngushëllime për gjithë familjarët, miqtë dhe kolegët”.

“Kujtimi për të do të jetë i përhershëm, Zoti e mëshiroftë me xhenet!”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit