6.5 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Nijazi Kryeziu pas shkarkimit: Rasti Pronto i ka konvenuar dikujt brenda PDK’së

Njazi Kryeziu, ish’këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veseli që u shkarkua pas vendimit për lirim nga detyra të të gjithë anëtarëve të PDK’së, që kanë të ngritur aktakuzë ka folur në emisionin Frontal në T7.

Duke folur për aferën Pronto, për të cilën edhe akuzohet, Kryeziu ka thënë se rasti Pronto i ka konvenuar dikujt brenda PDK’së

“Është rast kot fare. Edhe në aspektin ligjor, moral e etik. Nëse dikujt ja kam shkele drejtën e barazisë, kërkoj nga gjykata të më dënoj. Unë po përndiqem për shkak të aktivizmit politik. Unë jam veteran lufte. Faji jonë kryesor, është se kemi heshtur. Edhe rasti Pronto dikujt i ka konvenuar brenda PDK-së. Unë vetëm kam sharë në telefon”, deklaroi ai.

Ish’këshilltari i Veselit tha se rasti Pronto është qesharak dhe se e pranon cdo vendim që del nga Gjykata për të.

“Pse duhet një rast i tillë të zvarritet nga viti 2016? Ne jemi gjykuar publikisht. Kemi qenë kryefjala e çdo debati, prandaj e pranoj çdo vendim që do të dal nga gjykata për këtë rast, ani pse qesharak”, deklaroi tutje.

Më Shumë

Ndalohen mbi 100 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Vermicë

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të konsiderueshme malli të padeklaruar në Pikëkalimin Kufitar Vermicë, gjatë kontrolleve të rregullta doganore. Sipas njoftimit zyrtar, zyrtarët...

Raporti i Policisë – 2148 gjoba të shqiptuar, mbi 80 aksidente trafiku

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku. Në raport...

Lajmet e Fundit