Gashi bën thirrje për amandamentim dhe zbatim të ligjit për sponsorizime

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, u ka bërë thirrje deputeteve të Kuvendit ta votojnë amendamentin i cili avancon fushat e kulturës, rinisë dhe sportit, duke rritur krijimtarinë dhe cilësinë.

“Ne si ministri, përpos që kemi themeluar komisionin për vlerësimin e vërtetimeve për sponsorizim, tashmë kemi përfunduar të gjitha procedurat dhe kemi vërtetuar disa sponsorizime të cilat deri më tani nuk po arrijmë t’i implementojmë si rezultat i neglizhencës nga ana e institucioneve financiare, në këtë rast nga ana e ATK-së”, ka thënë ministri, bëhet e ditur përmes një komunikate.

Gashi sqaroi se vënia në zbatueshmëri e ligjit për sponsorizime i hap rrugë zhvillimit të sportit, sportistëve, nxit krijimtarinë dhe angazhimin e artistëve, forcon institucionet kombëtare të kulturës si dhe kulturën e pavarur, si dhe avancon të rinjtë në përgjithësi.

“Kjo bllokadë është e pakuptueshme përse po ndodh. Mbështetja e sportistëve dhe artistëve nuk bëhet vetëm duke qëndruar nëpër tribuna e në salla sportive e të kulturës si spektatorë, por duke krijuar mundësi ligjore e financiare për avancimin e tyre”, u shpreh ndër të tjera ai.

Më Shumë

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

Mallorca vendos çmimin për Muriqin, prizrenasi drejt largimit

Krerët e Mallorcas raportohet se tashmë kanë përcaktuar çmimin për kartonin e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili pritet të largohet...

Lajmet e Fundit