9.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Nipi i avokatit që “kërcënoi” Ballën! Fëmija 7-vjeçar, 3 orë në polici

Shënohet një tjetër rast kur një fëmijë përfundon në komisariatet shqiptare për disa orë.

Këtë herë bëhet fjalë për nipin 7- vjeçar të Ilir Malindit, avokatit që u bë i njohur për përplasjen e tij me gazetarin Sokol Balla.

Pas padisë së bërë nga Balla, i cili e akuzonte Malindin se e ka kërcënuar, policia e ka ndaluar avokatin, ndërkohë që ai ishte me nipin e tij në një shëtitje.

Gjysh dhe nip kanë përfunduar në komisariat.

7- vjeçari ka qendruar aty për tre orë.

Policia e pranon këtë fakt, por thotë se ai ka qendruar në ambiente shumë të përshtatshme, në shoqërinë e një psikologeje.

Pasi të afërmit kanë mbërritur në komisariat, fëmija është larguar.

Ndërkohë avokati ka përgatitur vetë një padi ndaj Sokol Ballës.

“Kam bërë kallëzim në Gjykatën e Durrësit për Sokol Ballën për fyerje. Ai më ka çuar disa SMS, ku më fyen mua dhe familjen time,” thotë Malindi./Mapo/

Më Shumë

Qeveria merr vendim për pagën e 13-të

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për marrjen e pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik. Në mbledhjen e qeverisë, u veçua puna e...

Osmani dekoron futbollistët e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar Kombëtaren e Kosovës me Medaljen Presidenciale të Meritave. Në takim ishin të pranishëm, futbollistët e Kombëtares edhe...

Lajmet e Fundit