10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Nis dezinsektimi i zonës endemike në Shkarashnik të Malishevës

Autoritetet komunale të Malishevës kanë njoftuar se të mërkurën ka nisur dezinsektimi i zonave endemike në këtë komunë me qëllim të eliminimit të rriqrave.

Kjo masë realizohet me qëllim të luftimit dhe parandalimit të Etheve Hemorragjike Krime- Kongo(EHKK). Sipas të dhënave zyrtare, gjatë këtij viti janë regjistruar 110 pickime nga rriqrat, por që nuk ka asnjë rast të infektimit me EHKK.

Fillimin e aktiviteteve të dezinsketimit e kanë përcjellë nga afër zyrtarët e lartë komunalë, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas njoftimit të Zyrës komunale të informimit, kryetari Ragip Begaj, i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Liridon Hoti, dhe drejtori i Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Valon Gashi, kanë inspektuar nga afër nisjen e spërkatjes së hapësirave publike të zonës endemike në fshatin Shkarashnik.

Më Shumë

LDK-ja në Suharekë propozon kandidatët për deputetë, Blerim Kuqi i rikthehet garës

Dega e LDK-së në Therandë (Suharekë) ka bërë të ditur se, pas një procesi të gjerë konsultimesh me strukturat e saj, ka vendosur të...

Vjosa Duraj emërohet Drejtoreshë e Tatimit në Pronë në Prizren

Ekipit të ekzekutivit në Komunën e Prizrenit i është bashkuar Vjosa Duraj, në pozitën e Drejtoreshës së Tatimit në Pronë. Lajmin e ka bërë të...

Lajmet e Fundit