Nis gjysmëvjetori i dytë në arsimin parauniversitar

Pas pushimit dimëror që zgjati disa ditë, sot (e hënë) fillon mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

 

Kështu pati vendosur Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në plotësimet që i kishte bërë në kalendarin të vitit shkollor 2022/23.

Të gjithë stafi dhe nxënësit e nivelit të arsimit parauniversitar ishin në pushim dimëror që nga data 30 janar deri më 03 shkurt.

Në këtë gjysmëvjetor të dytë, gjatë pesë ditëve të planifikuara të pushimit pranveror sipas UA-05/2022, do të mbahet procesi mësimor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar. Ky ndrysim ishte bërë nga MAShTI, pas grevës dhe ditëve të humbura për procesin mësimor.

“Përfundimi i gjysmëvjetorit të dytë do të jetë si në vijim: Për klasën e 12-të (maturantë)përfundon më datë 05.06.2023; për klasat 9,10 dhe 11 përfundon me datë 27.06.2023; për parafillor dhe klasat 1-8 përfundon më datë 30.06”, thuhet në vendimin për ndryshimin e kalendarit të vitit shkollor”, shkruan KosovaPress

Më Shumë

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit