1.6 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Nis inspektimi i baseneve ku dyshohet se gjendet trupi i Ukshin Hoti

Drejtor i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu para Komisioni për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione tha se ka dyshime që eshtrat e veprimtarit të cështjes kombëtare, Ukshin Hoti, mund të jenë në njërën nga bazendet në Dubravë.

E Gërxhaliu para deputetëve të këtij komisioni, tha se në muajin Maj pritet që të fillojnë edhe inspektimet në këto bazende.
Tani, për Indeksonline Drejtor i Departamentit të Mjekësisë Ligjore tha se të mërkuren pritet të ketë një takim me familjarët e veprimtarit Hoti, nga ku do të vendosin edhe datën për inspektimin që do ta bëjnë.

“Në bashkëpunim me familjarët, do të dalim që t’i inspektojmë këtë teren. Besoj që të mërkurën do të dihet edhe data se kur do të fillojmë inspektimin. Për këtë do të kemi një takim me familjarët e pastaj do ta caktojmë ditën e inspektimit”, tha Gërxgaliu./Indeksonline

Më Shumë

Ja nga sa deputetë kanë fituar e kanë humbur partitë politike në zgjedhjet e djeshme

Kosova gjatë së dielës ka mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe në bazë të rezultateve të deritanishme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren

Një grua është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë  e saj të martën në Prizren. Në raportin e policisë bëhet e ditur se me vendim...

Lajmet e Fundit