9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Drejtësia vendore e ndërkombëtare dështoi në zbardhjen e vrasjes së ‘Drinit’

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha vlerëson se organet vendore e ndërkombëtare të drejtësisë kanë dështuar në zbardhjen e vrasjes së komandantit të UÇK -së Ekrem Rexha-‘Drini’.

“Pa u bë një vitë kur lira e Kosovës ishte relitet, në Prizren me 08.05.2000 para shtëpis në një atentat u vra bashkëluftetari dhe njeri nga komandantet e UÇK-së Ekrem Rexha/ Drini”.

“Kosova nuk humbi vetëm një luftëtar të madh, por humbi edhe një liridashës ambiciozë për perspektivën evropiane të vendit”, thotë Berisha.

“Si në shumë raste edhe në rastin e Drinit drejtësia vendore dhe ndërkombëtare dështoi në zbulimin e aktit makabër”.

Berisha thotë se vrasja e komandat Drinit ishte treguesi më i qartë se Kosova po rrëshqet drejt pasigurisë qytetare dhe kriminalizimit të shoqërisë, e cila vazhdon t’i kushtojë vendit edhe 15 vite pas luftës.

“Ne jemi mysafir në këtë botë. Të gjthë do të ikim, por pas nesh në këtë botë mbesin vetëm veprat e mira dhe asgjë tjetër”.

“Ju që keni vra komandat Drinin dijeni se veprën për liri të Kosovës nuk mundët me ia vra, sepse ajo është realitet që nuk ka mundur edhe Serbia me vra”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dërgohet në mbajtje shoferi i veturës së përfshirë në aksidentin ku mbetën të vdekur dy persona në Suharekë

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës ku si pasojë kanë vdekur dy persona, të dielën. Lajmin për...

“Beteja e Koshares” – Quni: Në raport me Serbi gjithmonë krijonim epërsi

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-Ministri i Mbrojtjes tashmë deputet në Kuvendin e Kosovës, Anton Quni ka dhënë detaje ekskluzive lidhur me Betejën e Kosharës. Quni...

Lajmet e Fundit