Nis në Ankara samiti Erdo?an, Putin dhe Ruhan rreth krizës në Siri

Ankara, 4 prill – Në Kompleksin Presidencial në Ankara filloi Samiti Trepalësh Turqi-Rusi-Iran rreth krizës në Siri, me pjesëmarrje të presidentëve të tre vendeve, Recep Tayyip Erdo?an, Vladimir Putin dhe Hasan Rouhani, raporton Anadolu Agency (AA).

Samiti në Turqi në lidhje me Sirinë është i dyti i llojit të tillë mes tri vendeve, pasi fillimisht u mbajt më 22 nëntor të vitit 2017 në Soçi të Rusisë pas mungesës së rezultateve nga bisedimet në Gjenevë.

Takimi i liderëve të tre vendeve është duke u zhvilluar në dyer të mbyllura.

Në delegacionin e Turqisë në samit marrin pjesë edhe shefi i Shtatmadhorisë së Turqisë Hulusi Akar, ministri i Jashtëm Mevlüt Çavu?o?lu, ministri i Energjisë dhe Resurseve Natyrore Berat Albayrak, ministri i Mbrojtjes Nurettin Canikli, zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kal?n dhe shefi i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT) Hakan Fidan.

Pas drekës së punës, Erdo?an do të mbajë konferencë të përbashkët për shtyp homologun rus dhe atë iranian.

Pritet që në deklaratën e përbashkët të planifikuar të publikohet pas samitit, të theksohen çështje për të cilat palët ranë dakord edhe në deklaratën e mëparshme, siç është vazhdimi i armëpushimit aktual në Siri, integriteti territorial i Sirisë dhe ndalimi i shkeljeve të armëpushimit.

Më Shumë

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit