27.7 C
Prizren
E shtunë, 20 Shtator, 2025

Nisen për Ulqin, rrahen në Prizren

Gjatë natës së mbrëmshme rreth orës 00:40 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, autobusi i kompanisë ‘Ariani’, nga Mitrovica i cili po barte udhëtar për në Ulqin është sulmuar nga një udhëtar i rastit i cili po tentonte të hynte në autobus për një lokacion të afërt.

Por drejtuesit e autobusit kanë refuzuar që personin në fjalë ta bartnin për në destinacionin e tij, me arsyen se udhëtimi ka qenë i destinuar për në bregdetin e Ulqinit. E gjithë ngjarja ka ndodhur për dy euro e gjysmë, biletë autobusi.

I dyshuari ka sulmuar shoferin e autobusit me një zinxhir duke i shkaktuar kështu lëndime të lehta trupore. Ai poashtu ka goditur edhe derën e autobusit vlera e dëmit të saj arrin rpej 500 deri në 700 euro.

Ngjarjen për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:40 minuta në autostradë ‘Ibrahim Rugova’, dalja në veri të Prizrenit. Viktimë e rastit është firma ‘Ariani’. Deri të mosmarrëveshja ka ardhur për shkak të një mosmarrëveshje të një pagese prej 2.5 eurove, të cilën e ka kundërshtuar i dyshuari që t’ia paguaj autobusit, dhe ai në shenjë revolte, babai i viktimës duke përdorur një zingjir e ka goditur derën e autobusit duke i shkaktuar dëmë”, ka thënë Berisha.

Edhe zyrtarët nga kompania e autobusëve ‘Ariani”, e kanë konfirmuar për Indeksonline rastin. Ata kanë bërë të ditur se vlera e dëmeve mund të jetë prej 500 deri në 700 euro.

“Po mbrëmë paska ndodhur ngjarja, personi që e ka sulmu shoferin ka tentua me hy në autobus, që të shkoj në një stacion të afërt. Por ne si kompani e kemi pasur udhëtimin për Ulqin, dhe nuk ka është lejuar që të ndalemi për zona të afërta. Dhe kështu ka ndodhur ngjarja”, ka thënë për Indeksoine një person i stafit të kësaj kompanie.

Shoferi është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe nuk ka pësuar lëndime./Indeksonline/

Më Shumë

72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Slloveni

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen Kosovë –Slloveni, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, e cila...

Lajmet e Fundit