14.5 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Zafir Berisha kërkon shkarkimin e Hashim Thaçit

Deputeti i Nismës Zafir Berishan  në seancën e sotme të Kuvendit, ngriti shqetësimin lidhur më injorimin qe Qeveria e Kosovës po i bën institucionit të Kuvendit.

Ai tha se Kuvendi dhe Komisionet parlamentare po injorohen në vazhdimësi.

“Si Komision për Politike të Jashtme, dy herë i kemi bërë ftesë ministrit të Punëve të Jashtme, Hashit Thaçit, por ai asnjëherë nuk ka ardhur të raportojë në Kosovës. Kjo papërgjegjësi vë në dileme funksionin normal të institucioneve. Në këtë rast kryeministri duhet t’i shikojë vartësit e tij se si janë duke vepruar”, ka thënë Berisha.

Kryetari i Bashkimit Demokratik tha se mosrespektim ndaj Kuvendit është evident dhe sipas tij nuk mund të vazhdohet në këtë forme.

Ai theksoi se nëse nuk e respektojmë vetën si mund të presim qe dikush tjetër të na respektojë.

Në fund, Berisha kërkoi nga kreu i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa të shkarkojë vartësin e tij, Hashim Thaçi, pavarësisht se ai është i vetëdijshëm me fuqinë qe ka Mustafa.

Më Shumë

LDK-ja në Prizren prezanton kandidatët për deputetë

Degë e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, duke theksuar se ata...

Nasheci drejt shndërrimit në pikë të rëndësishme turistike

Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, Adem Morina, ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës, rrugëve dhe...

Lajmet e Fundit