18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Nisin garat ndërkombëtare të muzikës klasike

muzike klasikeTë hënën u hap zyrtarisht edicioni i njëmbëdhjetë i Garave ndërkombëtare të muzikës klasike “Garat e Muzicientëve të rinj ArsKosova 2014”.

Deri më tani kanë aplikuar 60 pjesëmarrës, ndërsa numri i tyre pritet të rritet ditëve në vijim dhe besohet se do të mbërrijë shifrën deri në 100 garues, të moshës nga 5 deri në 25 vjeçare.
Garuesit do të konkurrojnë në instrumentet harkore, violinë, violinçelo, violë, piano, instrumente frymore, flaut, klarinetë, ndërsa nga viti i kaluar janë shtuar edhe disa disiplina të tjera, siç janë instrumentet kamertale me disa frymorë.
Ky aktivitet përfshin një punë të garuesve dhe jurisë, periudhë kohore tre ditore dhe juria varësisht nga oraret dhe grup moshat që janë formuar do të ndërrohet varësisht kategorisë.

Presidentja e fondacionit ArsKosova, Sihana Badivuku falënderoi jurinë dhe uroj pjesëmarrësit e garës.

“Falënderoj drejtorët e shkollave të mesme të muzikës dhe prodekanët e fakulteteve që janë pjesëmarrës në këtë aktivitet nga viti në vit, dhe natyrisht edhe studentët dhe garuesit, talentët e madhej të së ardhmes në fushën e muzikës klasike. Gjithashtu i përshëndes dhe ju uroj një mirëseardhje anëtarëve të jurisë” tha Badivuku.

Kurse përfaqësuesi i Ministrisë Kulturës, Sami Piraj u shpreh që garat janë të rëndësishme sepse në njëfarë mënyre merren edhe hapat e parë drejt një karriere të madhe.

“Të nderuar fëmijë që tashmë e keni filluar rrugën për një karrierë profesionale ndonjë pak herët por është gjithsesi bukur. Të nderuar dashamirës të artit, të muzikës të kësaj vlere të pa kompensushëm, ju përshëndes në emër të departamentit të kulturës në Ministrin e Kulturës. Si gjithë herë Ministria e Kulturës i del krah këtij aktiviteti mjaft të rëndësishëm, që tashmë ka krijuar një kredibilitet të vlerave siç janë edhe shumë festivale të tjera” tha Piraj.

Ai shtoi që këto gara janë shumë të rëndësishme pasi përmes tyre kanë dalë shumë emra që tashmë kanë krijuar bujë në skenat ndërkombëtare.Koncerti kryesor “GrandPri” do të jetë më datë 30 prill, ndërsa në të përfshihen vetëm garuesit e vlerësuar me nga 100 pikë. /KultPlus/

Në vijim janë grupet e jurive për sektorë të ndryshëm
Piano:
Lejla Pula-Kosova /president
Violeta Sulkuqi-Albania
Violeta Šukovi?-Stefanovska-Macedonia/Australia
Zana Badivuku-Basha-Kosova
Harqet
Muzikë kamertale/chamber music:
Do Minh Thuan-Spain/Vietnam/president
Brunilda Stefani-Albania
Blerim Grubi-Kosova/Macedonia
Marina Çado-Macedonia/Slovenia
Fraim Gashi-Kosova/Switzerland
Sihana Badivuku-Kosova
Frymorët
Robert Burren-Switzerland/president
Astrit Mustafa-Kosova
Radmila Popovska-Macedonia
Venera Kajtazi-Kosova
Nora Rema-Kosova
Fatos Jaho-Albania
Kiril Ribarski-Macedonia
Andrea Canaj-Albania
Kitarë
Xhevdet Sahatxhiu-Kosova/Croatia/president
Admir Doçi-Albania/Switzerland
Darko Bagevski-Macedonia
Solokëndim
Zina Zdrava-Albania/president
Merita Juniku-Kosova/Croatia
Alma Strazimiri-Albania
Marija Muratovska-Macedonia
Elife Jashari-Kosova/Slovenia

Më Shumë

Adriano Galliani martohet serish në moshën 80-vjeçare

Në moshën 80-vjeçare, senatori i Forza Italia, Adriano Galliani do të martohet me të dashurën e tij prej kohësh, Helga Costa. Kjo është martesa...

“Nuk foli me Bardhin shkaku i Sarës”, Arta Kabashi tregon arsyet

Këngëtarja Arta Kabashi, ka qenë e ftuara e radhes në emisionin “Era Verë”. Ajo gjatë këtij emisioni ka folur shumë çka, duke u ndalur kështu...

Lajmet e Fundit