Vehapi formon dy komisione për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet në Rahovec

Vershimet ne rahovecKryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi  ka formuar dy komisione për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut.

Në mbledhjen e mbajtur të drejtorëve të drejtorive me datë 28 prill 2014, pas konsultave me drejtorët e drejtorive, kryetari Vehapi, ka nxjerr sot dy aktvendime me të cilët ka formuar dy komisionet.

Komisionin për vlerësimin e dëmeve në bujqësi, të shkaktuara nga reshjet atmosferike, dhe
Komisionin për vlerësimin e dëmeve në biznese dhe infrastrukturë.

Detyra e anëtareve të këtyre komisioneve është që të bëjë vlerësimin e dëmeve bujqësore, dhe po ashtu të bëjë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në biznese dhe infrastrukturë në komunën e Rahovecit,transmeton RahovecPress.

Komisionet do të dalin në vendet e prekura me përmbytje dhe të konstatojnë dëmet e shkaktuara dhe pas vlerësimit do të përpilojë Raportin me të cilin do të njoftojë kryetarin e Komunës. Komisionet do ta fillojnë punën më 29 prill 2014.

Më Shumë

Prizren/ Nëna e raporton të zhdukur vajzën e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Prizren ka raportuar në polici se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe familja...

PDK në Prizren mban takim mobilizues në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit

Dega e Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me struktura të partisë, aktivistë dhe kandidatë për deputetë. Kryetari i degës...

Lajmet e Fundit