5.5 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Nisin hetimet ndaj pjesëmarrësve që u përleshen në ndeshjen mes Ponte Prizrenit dhe Pejës

Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit ka njoftuar se kanë nisur hetimet ndaj Ponte Prizrenit dhe Pejës pas përleshjes mes dy klubeve të martën. Në takim me Këshillin Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe dukurive të tjera të dhunës në ngjarjet sportive, ka marrë pjesë ministri Hajrulla Çeku, duke bërë me dije se pos hetimeve, Prokuroria e Prizrenit disa personave u ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orë.

“Rastet e dhunës në sport janë çështje që Këshilli i trajton me seriozitetin më të lartë. Nga njoftimi i rastit të ndodhur në Prizren, Këshilli ka kërkuar nga Prokuroria hetimin e plotë të rastit e cila ka njoftuar se tashmë një gjë e tillë ka filluar dhe deri më tani, ndaj disa personave, Prokuroria e Prizrenit, ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orë. Policia e Kosovës dhe autoritetet tjera të sigurisë po ashtu kanë njoftuar se janë duke bërë verifikimin e informatave dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë përmes intervistimeve dhe mbledhjes së provave”, thuhet në njoftim.

“Në kuadër të takimit të jashtëzakonshëm anëtarët e Këshillit kanë pranuar incizime shtesë të cilat tashmë janë proceduar në Prokurori. Më tutje Këshilli do të përcjellë rastin në vazhdimësi deri në zbardhjen e tij”.

Komesari i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës, ka regjistruar me rezultat zyrtar ndeshjen e ndërprerë të martën në Prizren, pas përleshjes, në favor të Pejës.

KG i FBK-së ka regjistruar ndeshjen me rezultat zyrtar 20:0, dhe kështu Peja është kualifikuar në finale të plejofit të Superligës.

Ndeshja u ndërpre pas 20 minutave lojë, kur pasi lojtarët e Pejës po shkonin në zhveshtore, nisi një përleshje ku u përfshinë lojtarë e zyrtarë të dy skuadrave, por edhe shikues.

Më Shumë

150 pako ushqimore për familjet në nevojë në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në bashkëpunim me shoqatën humanitare “Jetimat e Ballkanit”, shpërndan sot rreth 150 pako ushqimore për familjet në...

Arrestohet një person në Prizren, i gjenden marihuanë, kokainë dhe një thikë

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve. Sipas burimeve, rasti ka ndodhur më 17 mars 2026,...

Lajmet e Fundit