14.7 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Dënohet Rizan Hoxhaj që mori para në emër të burrit të prokurores nga Prizreni,Ervehe Gashi

Gjykata e ka shpallur fajtor të akuzuarin, Rizan Hoxhaj për kryerjen e veprës së ushtrimit të ndikimit në rastin e burrit të prokurores së krimeve të rënda në Prizren, Ervehe Gashi.

Gjykata e ka dënuar Hoxhajn me gjobë 28,000 euro, dhe ia ka aprovuar kërkesën për kohë më të gjatë për pagimin e dënimit.

Gjyqtari Vesel Ismaili, i caktoi afatin prej 1 viti si afat për pagimin e dënimit dhe duke u bazuar në shumën e dënimit, i mundësoi të akuzuarit që dënimin ta paguaj me 4 këste.I njëjti ka pranuar fajësinë, gjykata ka vendosur në bazë të marrëveshjes dhe propozimit mbi dënimin, e rekomanduar nga prokuroria dhe pala e akuzuar./Kallxo.com/

Hulumtimi i KALLXOPernime – Burri i prokurores Ervehe Gashi sot pritet të dalë para gjykatës

 

 

Më Shumë

DKA në Prizren mban takim me drejtorët e shkollave, në fokus siguria dhe digjitalizimi

Me ftesë të drejtoreshës së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, është mbajtur një takim pune me drejtorët e institucioneve arsimore të Komunës së...

Nait Hasani: Jam propozuar nga Dega e PDK-së në Prizren që të jem kandidat për deputet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka konfirmuar se është propozuar nga dega e Prizrenit për të qenë pjesë e listës...

Lajmet e Fundit