4.9 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Nisma akuzon pushtetin për vdekjen e 3-vjeçares në Prizren

Nisma për Kosovën ka reaguar pas lajmit për vdekjen e një vajze tre vjeçare në Prizren, si pasojë e shembjes së një shtëpie.

Dega e Prizrenit e partisë së udhëhequr nga Fatmir Limaj, nëpërmjet një reagimi, ka thënë se fajin për vdekjen e fëmijës e mban pushteti, i cili, sipas saj, e ka neglizhuar rinovimin e këtyre shtëpive dhe si rezultat qytetarët po pësojnë me fatalitet.

“Edhe ‘NISMA’–dega në Prizren ndjen dhimbje të madhe lidhur me tragjedinë e ndodhur sot, me ç’rast ka humbur jetën fëmija 3 vjeçar. Edhe sa tragjedi të tilla duhet të ndodhin, që ne vetëm të dimë fajtorin, duke mos e ndëshkuar kurrë atë. NISMA-dega Prizren fajin dhe përgjegjësinë për këtë tragjedi që ndodhi sot nga rrënimi i shtëpisë së vjetër në Qendrën Historike të Prizrenit e adreson direkt tek Komuna, por edhe tek Ministria që ka në përgjegjësi të veten, këto objekte kulturo-historike.

Ngase kjo Ministri paraprakisht është dashtë të investoj në restaurimin e këtyre objekteve tashmë të vjetruara, në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e qytetarëve deri në fatalitet”, thuhet në reagimin e Nismës.

“Të ndahen nga jeta njerëzit vetëm e vetëm për shkak të neglizhencës, nuk ka se si ti ipet spjegim tjeter, perveqëse një Tragjedie!!. Neglizhencë kjo e krijuar nga ata pushtetar që vjedhin qytetarin e tyre. Tashmë këta pushtetar jo vetëm që po vjedhin qytetarin, porse mosveprimi i tyre për të evituar tragjeditë e tilla si kjo e sotshmja, nënkupton edhe vrasje për qytetarin, siç ka pasur fatin voglushja 3 vjeçare. Ngushëllime për familjarët, ndërsa mallkuar qofshin ata që parësore e shohin paranë dhe postet, e jo jetën e një njeriu!!”, përfundon reagimi.

Më Shumë

Rrëshqitje gurësh dhe dheu bllokon aksin rrugor Krushevë–Restelicë në Dragash

Si pasojë e rrëshqitjes së gurëve dhe dheut, është bllokuar aksi rrugor nacional Krushevë–Restelicë, në komunën e Dragashit. Kompania kontraktore është nisur drejt lokacionit...

Ylli fiton përballjen ndaj prishtinasve në kryeqytet

Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet në kuadër të javës së 15-të të ProCredit Superligës me rezultat 94:82 (26:14, 17:30,...

Lajmet e Fundit