14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

NISMA dhe BD-ja mbështetën nga të gjitha lagjet e Prizrenit

Nisma ne 11 mars 2NISMA dhe BD kanë vazhduar takimet elektorale nëpër lagjet e qytetit ku mbrëmë në shkollën “Mustafa Bakiu” u pritën nga qindra qytetarë të lagjeve “Vëllezërit Stavileci” dhe “Lidhja e Prizrenit”.

Kandidati për deputet dhe kryetari i Bashkimit Demokratik Zafir Berisha, para të pranishmëve tha se “jemi te vetëdishëm se po kalojmë ditë të vështira dhe torturuese nga propaganda pa mbulesë e partisë në pushtet, por ne jemi edhe të vetëdishëm si qytetarë të Prizrenit se para se me e kerku votën Hashim Thaci dhe suita e tij duhet të na tregojë se cka u bë me premtimet e tij që i ka dhënë para 4 viteve për stadionin evropian, hidrocentralin e Zhurit dhe 26 milion për rregullimin e Lumbardhit”

“Andaj, unë kam besim të jashtëzakonshëm në vetëdijen qytetare të Prizrenit dhe Kosoveës se më 8 qershor në mënyrë masovike duke votuar numrin 59 dhe NISMEN për Kosovën do të dënohen të gjithë mashtruesit dhe ata që e kanë dëmtuar imazhin e shtetit tone”

Sejdullah Hoxha, kordinator i NISMA për Prizren tha se qytetarët e Prizreni kanë motiv shtesë për të votuar për ne me 8 qershor sepse duke dalë të fuqishëm me votën tuaj ne do të paralajmërojmë se ne zgjedhjet që do të mbahen për kryetar komune do të qeverisim edhe me Prizrenin “sepse Prizreni nuk mund të durojë të qeveriset me njerëz që janë dënuar nga gjykata për krim, korrupsion dhe shkelje ligjore”.

Skender Sususri, kandidati për deputet tha se qyetarët e kësaj pjese të qytetit e dinë mirë angazhimin tim si drejtor në shkollën ku jemi taku dhe pjesëmarrja juaj masovike tregon guximin e juaj qytarët për ta denuar regjimin komunist të instaluar në Prizren dhe Kosovë , regjim i cili për shkak se jam pjesë e garës elektorale para disa dite me kanë larguar kundërligjshëm nga puna por as edhe kjo nuk do të na ndalë në rrugën tonë për të bërë ndyshime positive për vendin dhe për ta dënuar keqqeverisjen e partisë në pushtet.

Më Shumë

Digjet një shtëpi në Celinë të Rahovecit, dyshohet se e goditi rrufeja

Një shtëpi në Celinë të Rahovecit është djegur. Shkak i djegies dyshohet të jetë goditja e rrufesë. Po ashtu raportohet se nuk ka të lënduar.   Marketing https://prizrenpress.com/hotel-albes-ne-korishe-zgjedhja-me-e-mire-per-qetesi/ https://prizrenpress.com/kompania-gm-stone-lidere-ne-perpunimin-dhe-prodhimin-e-gureve-ne-kosove/ https://prizrenpress.com/37456990786/ https://prizrenpress.com/128754321689087654-2/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/   https://prizrenpress.com/adi-plast-ne-prizren-nje-emer-i-njohur-ne-tregun-e-kosoves-dhe-nderkombetar-per-vendosjen-e-dyerve-dhe-dritareve/   https://prizrenpress.com/7890875432-2/ https://prizrenpress.com/banesa-ne-shitje-nga-renelual-tahiri/      

Rreth 60 aksidente trafiku për 24 orë

Brenda 24 orëve në Kosovë u shënuan 59 aksidente trafiku. Kështu bën me dije raporti i policisë. Po ashtu u regjistruan 24 aksidente me të lënduar...

Lajmet e Fundit