18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

LDK: Irfan Fusha i PDK-së shantazhon punëtorët

KonferencaLidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka analizuar fushatën zgjedhore. Zyrtarët e këtij subjekti politik vlerësojnë se LDK-ja gjatë fushatës zgjedhore ka qenë e mobilizuar.
“LDK është angazhuar dhe mobilizuar në takime te shumta në terren me elektoratin për të nxitur votuesit të dalin në votimet e 8 qershorit e po ashtu t’ju shpjegohet atyre mënyra e votimit për këto zgjedhje nacionale”, thuhet në një komunikat të LDK-së.

“Kandidatet e LDK, kanë qenë të mobilizuar ne takime me elektoratin për te shpalosur programin e LDK dhe për t’i treguar qytetarit me te drejte vote se VETEM NE MUNDEMI” është thënë në mes tjerash”.

“Si rrjedhoj edhe është vlerësuar se LDK-ja në Prizren është e organizuar për përcaktimin dhe trajnimin e komisionerëve dhe vëzhguesve në terren me qëllim që të mos lejohet keqpërodrimi i votës së qytetarëve”

“LDK dega ne Prizren, është organizuar ne mënyrë serioze për përcaktimin dhe trajnimin e komisionarëve dhe vëzhguesve nga terreni për këto zgjedhje. E theksojmë qe jemi organizuar ne mënyrë serioze, sepse ne asnjë mënyrë nuk do te lejojmë qe vullneti i lire i qytetarit te shpërdorohet e dinjiteti i tij te neper këmbët ashtu sikurse është vepruar ne 2010 nga partitë rivale”.
“LDK bën thirrje qe te mos trembemi nga shantazhimet e shumta qe po bën ky pushtet ne ikje, sepse ditët i ka te numëruara. Ditëve te fundit jemi dëshmitarë edhe të manipulimeve dhe shantazhimeve që pronari i ABI Center, Irfan Fusha ka kërkuar nga të gjithë punëtorët që të votojnë për atë dhe kandidatët e PDK. Fusha njëkohësisht u ka kërkuar atyre edhe letërnjoftimet e anëtarëve të familjes me të drejtë vote dhe ka bërë regjistrimin e numrit të votave të cilat ata do ti dëshmojnë me anë të fotografimit. Nëse nuk votojnë atëherë janë kërcënuar me largim nga puna”, është thënë në konferencë.

“Në qendrën tjetër tregtare ne Prizren, ELKOS punëtoret janë përjashtuar nga puna për shkak te mosdeklarimit te tyre për te votuar pushtetin ne largim”, thuhet në konferencën për medie.
“Gjithashtu, pushteti lokal këtu ne Prizren e vazhdon me degradimin. Ditëve te fundit pushteti komunal e ka mbushur komunën me praktikantë jashtë çdo standardi ligjor, me kusht qe praktikantet me familjaret e tyre ta votojnë partine ne pushtet. Shihet sheshazi qe pushteti i PDK-se, ne te gjitha nivelet është ne panik , dhe tashme i ka orët e fundit”, është thënë në mes tjerash në këtë konferencë.

Por përgjigje të qartë dhe te prerë për të gjitha këto veprime disfatiste sipas zyrtarëve të LDK-së në këtë konferencë, ka dhënë Kryeministri i ardhshëm i Kosovës Isa Mustafa, duke potencuar si më poshtë:

“Në vend që ta respektojnë qeverisjen, qytetarët e Kosovës frikësohen nga pushteti i tyre, frikësohen nga shteti i tyre. PDK nuk meritojnë asgjë tjetër përpos të rrëzohen nga pushteti”, është thënë në mes tjerash në konferencën e organizuar nga LDK për medie./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizren Fest Kids: Fëmijët punojnë për përrallën “Karrota e Shëndoshtë”

Prizren Fest Kids ka nisur me shumë ngjyra dhe buzëqeshje, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë, me lojra e punime të ndryshme për më...

Një lis dëmton disa varre në Prizren

Një lis i madh është rrëzuar në varrezat e qytetit të Prizrenit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa varre. Ngjarja ka ndodhur para dy...

Lajmet e Fundit