4.8 C
Prizren
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Nisma e quan Haskukën “kufomë politike”

Nisma në Prizren e quan “kufomë politike”, kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukën.

Sipas këtij subjekti politik, Haskuka ka mendësi komuniste.

“Ndërhyrja me forcë për t’i larguar partitë politike nga zyrat ku zhvillojnë aktivitetin e tyre, është tregues i mendësisë komuniste e një kufome politike e cila dështimin e vet në qeverisjen e Prizrenit mundohet ta kamuflojë me veprime popullsitë”, thuhet në reagimin e Nismës.

Inspektorati i Komunës së Prizrenit të enjten ka realizuar aksionin për lirimin e pronave komunale në të cilat janë të vendosura zyrat e disa prej partive politike që përfaqësohen në Kuvendin e Komunës. Tek këto prona, zyrtarët komunalë, gjatë aksionit i kanë ndërruar kyçet dhe çelësat e dyerve.

Drejtuesit e Inspektoratit kanë bërë të ditur se gjithçka ka shkuar sipas planit të veprimit dhe se nuk ka pasur rezistencë nga subjektet politike, me ç`rast vullnetarisht janë dorëzuar çelësat e dyerve të këtyre lokaleve.

“Deklaratat e Mytaher Haskukës se buxheti i komunës paska humbur miliona nga qiratë e mundshme të cilat ka mundur ti mbledhë, është mashtrim i radhës i një demagogu politik sepse lokali të cilin ne e shfrytëzojmë me vite, para se ta merrnim në shfrytëzim ka qenë i mbyllur dhe askush nuk ka qenë i interesuar ta merr me qira”.

“Loja e Mytës në prag të zgjedhjeve lokale për t’u shitur në opinion si respektues gjoja i ligjit, është tendencë për shpërqendrim të opinionit nga dështimet e tij dhe dhjetëra skandaleve korruptive me tenderë milionëshe duke i ikur faktit të dështimit të tij në mosrealizimin e projekteve kapitale si pishina olimpike, shkolla e muzikës, zona industriale, teleferiku në kalanë e qytetit etj”.

“Para se të thirret në respektim të ligjit për pronat komunale, ai duhet të sqarojë se a vlen ligji edhe për drejtorët e tij dhe qindra të tjerëve që shfrytëzojnë pronat publike duke përfshirë edhe ata që me vite mbajnë të bllokuar rrugët e qytetit dhe shumë hapësira tjera”.

“Përpjekjet tona për ta luftuar politikisht qeverinë e korruptuar në Prizren nuk mund ti ndalë asnjë veprim i papërgjegjshëm i Mytës dhe sektit të tij politik”, përfundon reagimi i Nismës në Prizren. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari

Komandanti legjendar Adem Jashari po të ishte gjallë sot do t’i mbushte 69 vjet. Adem Jashari u lind më 28 nëntor të vitit 1955 në...

“Sot dhe Çdo Ditë Tjetër”: Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër grave

Posta e Kosovës, ka lëshuar sonte në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Sot dhe Çdo Ditë Tjetër”, në kuadër të fushatës kundër dhunës...

Lajmet e Fundit