6.3 C
Prizren
E shtunë, 3 Janar, 2026

NISMA: Ja pse nuk po bëhet liberalizimi i vizave

Me anë të një komunikate, NISMA për Kosovën shpreh shqetësimin e saj në lidhje me dështimin e qeverisë së Kosovës, që të kryej obligimet e nevojshme për heqjen e vizave për qytetarët e saj.

Sipas NISMA-s, në procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimi Evropian, nga institucionet e Kosovës, në veçanti nga qeveria, është kërkuar që të punojnë në dy rrafshe. Në njërin rrafsh është kërkuar të zhvillohen bisedime me Serbinë, ndërsa në rrafshin tjetër ato të zakonshmet, forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

NISMA për Kosovën vlerëson se përgjegjësia për këtë dështim në fushën e integrimit të vendit, është vetëm e qeveritarëve të Kosovës, që në procesin e bisedimeve me Serbinë u treguan shumë të dëgjueshëm, shumë dorëlirë, bile aq dorëlirë sa që fare nuk shqetësoheshin se sa të dëmshme dhe të pa pranueshme mund të jenë marrëveshjet mbi të cilat ata i vinin pa hezituar nënshkrimet e tyre.

NISMA vlerëson se qeveritarët tanë ishin shumë të dëgjueshëm deri në përulje në procesin e bisedimeve me Serbinë, e të padëgjueshëm deri në mospërfillje të Bashkimit Evropian në rrafshin e forcimit të shtetit ligjor.

“Duke vepruar në këtë mënyrë, pra duke qenë të zellshëm në bërjen e koncesioneve në kurriz të Kosovës në procesin e bisedimeve me Serbinë, këta qeveritarë shpresonin se Bashkimi Evropian do t’ua vlerësojë këtë “sakrificë” dhe nuk do të ndalet shumë në rrafshin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, thuhet në komunikatë.

Për fund, NISMA konsideron se vetëm duke e bërë Kosovën vërtetë shtet të së drejtës, duke e zhvilluar atë ekonomikisht, duke e bërë të dinjitetshme në raport me fqinjët e më gjerë, vetëm atëherë, liberalizimi i vizave dhe procesi i integrimit në Bashkimin Evropian do të jetë i shpejtë dhe i drejtë.

Më Shumë

Nora Gjakova i jep fund karrierës sportive

Xhudistja legjendare kosovare, Nora Gjakova, ka njoftuar sot zyrtarisht përfundimin e karrierës së saj sportive, duke mbyllur një nga kapitujt më të suksesshëm në...

Digjet një shtëpi në Prizren, humb jetën një foshnjë

Një zjarr ka përfshirë një shtëpi banimi në qendër të Prizrenit mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00, ku si pasojë ka humbur jetën një...

Lajmet e Fundit