3.8 C
Prizren
E martë, 29 Nëntor, 2022

Nisma kundër raportit të Dick Martyt, Rama i dërgon letër krerëve të vendeve anëtare të KiE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur sot se ka firmosur një letër drejtuar kryeministrave dhe presidentëve të të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Evropës në përpjekje për të nisur një raport vijues kundër raportit të Dick Martyt. 

Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar letrën e plotë duke shtuar se qëllimi i saj është të informojë krerët e shteteve për këtë përpjekje të nisur me fjalimin para Asamblesë Parlamentare, “për heqjen e njollës së turpit të trafikimit të organeve njerëzore mbi kombin tonë dhe mbi vetë Këshillin e Evropës”.

“Shpresoj në mbështetjen tuaj personale dhe atë të anëtarëve të delegacionit të vendit tuaj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për miratimin e kërkesës sonë, për nisjen e procedurës që do të çojë në një raport vijues, si korrigjim i ndershëm dhe i domosdoshëm i një gabimi tragjik, pasojat e të cilit vazhdojnë të na përndjekin”, thuhet në letër. /Telegrafi/

Reklama

Më Shumë

Haxhi Avdyli qytetarit të Kosovës: Bëhu patriot, mos konsumo produkte serbe

Deputeti i Partisë “Guxo” Haxhi Avdyli ka kërkuar nga qytetarët që të mos konsumojnë produkte serbe, pasi që me këtë sipas tij, ata indirekt...

25 vjet nga dita e daljes së UÇK-së në publik

Më 28 nëntor të vitit 1997, për herë të parë në skenë doli  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo ndodhi në varrimin e mësuesit Halit Geci...

Moti për sot

Lajmet e Fundit