5.6 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Përleshje me thika në Prizren: 24-vjeçari theret në krah, dërgohet në spital

Një konflikt mes disa personave ka ndodhur pasditen e së hënës në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, që përfundoi me një të arrestuar. Përleshja, motivet e së cilës ende nuk dihen ka eskaluar në përdorimin e thikës, me ç’rast lëndime ka pësuar një 24-vjeçar.

Për pasojë, i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit rajonal të Prizrenit, teksa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një debati mes dy palëve, që kaloi në sulm fizik, ashtu që i dyshuari 35-vjeçar ka sulmuar me thikë viktimën, duke i shkaktuar plagë.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se Policia ka konfiskuar mjetin e mprehtë të përdorur në rast, ndërkohë që i dyshuari ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë për përleshjen.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit kanë nisur hetimet për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Më Shumë

Çahet toka në “Tusus” të Prizrenit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e lagjes “Tusus” të Prizrenit janë të shqetësuar për faktin se toka në këtë pjesë, po çahet dita-ditës, dhe të po ndihen...

Suharekasi i dehur sulmon qytetarin dhe policin jashtë detyre

Një sulm fizik ka ndodhur së fundmi në qytetin e Suharekës. Në raportin e policisë bëhet me dije se i dyshuari nën ndikim të alkoolit...

Lajmet e Fundit