Nisma merr mbështetje nga gratë e Prizrenit

Nisma Socialdemokrate ka marrë mbështetje nga gratë e Prizrenit.

Kryetari i Degës, Zafir Berisha, ka falënderuar ato për angazhimin dhe kontributin të dhënë deri më tash.

“Gratë nuk janë thjeshtë numër në Nismë. Ato kanë treguar se janë përfaqësuese të denja në të gjitha shkallët e pushteteve, andaj angazhimi i tyre në jetën politike është e drejtë dhe jetike për ndërtimin e një shteti ligjorë”, tha ai.

Kryetarja e Gruas së Nismës, Albulena Balaj Halimaj, tha se gratë janë e do të mbeten themeli bazë, ku ngrihen te gjitha vlerat dhe cilësitë me të mira të shoqërisë, “andaj angazhimi dhe kontributi i juaj është garanci e sukseseve të NISMA’s”.

Sipas saj, Nisma është mundësia më e mirë për gratë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nën kërcënimin e armës hajnat grabisin dy të moshuar në Malishevë

Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rudë të Malishevës. Sipas njoftimit të policisë, dy hajdutë dyshohen se kanë hyrë në...

Për vrasjen mizore dhe dinake të 30-vjeçares, gjykata në Prizren e dënon me 15 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar të akuzuarin, Sead Halilaj me 15 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, të...

Lajmet e Fundit