8.5 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Nisma në Prizren: 17 Shkurti mbetet data më e rëndësishme në historinë e Kosovës

Nisma Socialdemokrate – dega në Prizren, uron gjithë shqiptarët me rastin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“17 Shkurti shënon datën historike të Pavarësisë së Kosovës dhe arritjen e madhe për krijimin e Kosovës si shtet i pavarur e sovran. Vizioni për Kosovë të pavarur u realizua falë luftës heroike të UÇK-së si dhe mundin dhe sakrificat e shumë gjeneratave”, thuhet në urimin e Nismës në Prizren.

“17 Shkurti mbetet data më e rëndësishme në historinë e Kosovës, pasi pas një sërë përpjekjesh, Kosova fitoi pavarësinë, duke realizuar ëndrrën më të madhe të shqiptarëve”.

 

Previous article
Next article

Më Shumë

Bashkimi triumfon në kryeqytet

Bashkimi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kryeqytet, duke mposhtur Sigal Prishtina me rezultat 77:87, raporton PrizrenPress. Prizrenasit zhvilluan një ndeshje të mirë...

Mjet i pashpërthyer në Samadrexhë të Suharekës, zona nën kontroll policor

Të hënën është raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur...

Lajmet e Fundit