Nisma në Prizren/ Ftesë për mobilizim

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha ka mbajtur takim me Shtabin Zgjedhor të partisë.

Ai ka kërkuar mobilizim për zgjedhjet e 6 nëntorit.

“Mobilizimi i strukturave të Nismës në çdo cep të Prizrenit, po e forcon edhe më shumë bindjen se fryma e Nismës tashmë është duke u përfaqësuar në çdo lagje dhe fshat të Prizrenit”, tha Berisha.

Ai ftoi përfaqësuesit e Nismës të mobilizohen për takimin e datës 20.09.2019, i cili do të mbahet në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit në ora 18:00h, ku në prezencën e kryetarit të NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, do të bëhet edhe zyrtarizmi i kandidatëve për deputetë nga radhët e Nismës në Prizren”.

Berisha kërkoi nga Shtabi Zgjedhor që edhe më tutje t’i vazhdojnë takimet me qytetarë në mënyrë që në sfidën e radhës të dalim fitues dhe faqebardhë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lidhja e Prizrenit dhe detyrimi ndaj brezave që vijnë

Nga Shaqir Totaj Sot, në këtë qytet që historia e zgjodhi për të folur në emër të kombit shqiptar, përkujtojmë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të...

Kurti në Prizren falënderon aktivistët e LVV-së për fushatën zgjedhore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë në Prizren, ku ka falënderuar aktivistët dhe aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje për angazhimin...

Lajmet e Fundit