Nisma në Prizren: Haskuka u ngut

Nisma në Prizren e vlerëson të ngutshëm vendimin e kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka, anulimin e konkursit për drejtor të shkollave.

Ky subjekt politik, mbështet punën e drejtorit të Arsimit, Skënder Susuri.

“Njoftimi i anulimit për drejtor dhe zëvendësdrejtor nga kryetari Mytaher Haskuka është i ngutshëm dhe i ndikuar nga njerëzit që qëndrojnë rreth tij, por të cilët nuk e njohin procesin”,thuhet në komunikatën e Nismës.

“Anulimi i konkursit, pasi komisioni i ka vlerësuar kandidatet, është i njëanshëm dhe joligjor, ku e tejkalon autoritetin e kryetarit, sipas udhëzimit adminstrativ, 08/2014, sipas të cilit kryetari e ka obligim të respektojë vlerësimin e komisionit që e ka emëruar vet, në përputhje me nenin 8 të U.A , të cituar si më lartë”.

“Kryetari Haskuka, para se të lëshojë deklarata dhe njoftime për procesin duhet me t’ikonsulltoj organet vartëse të tij, si dhe të jap argumentet se ku i bazon deklaratat dhe njoftimet e bëra publike.”

“NISMA Socialdemiokrate dega në Prizren, vlerëson lartë angazhimin profesional dhe të pergjegjëshëm të anëtarit te saj që udhëheq me DKA –në, z. Skender Sausuri dhe e inkurajon edhe më tej në punën e tij, për t’a arritur cilësinë në arsim në qytetin e Prizrenit”.

“Presim që kryetari i komunes pas kthimit në Kosovë, t’a konsultoi komisionin qe e ka emëruar vet, si dhe drejtorin e DKA-së, në mënyrë që pastaj të merr vendime të duhura”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit